Sadiki akuzon Isenin për keqpërdorime. Iseni mohon akuzat
Faturat vuloseshin nga administratorja por paratë ktheheshin në xhepin e ish kryetarit akuzojnë nga komuna e Studeniçanit.......

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki, akuzon ish Kryetarin Fati Iseni se në bashkëpunim me një administratore dhe me palë të tretë kanë përgaditur kontratë, me crast një personi fizik nga viti 2011 ti paguhen 300 euro për shërbime të kryera për transport të mbeturinave dhe harxhime tjera për doganimin e kamionit.
Faturat vuloseshin nga administratorja por paratë ktheheshin në xhepin e ish kryetarit akuzojnë nga komuna e Studeniçanit.
“Këshilltarët e kabinetit të Kryetarit aktual Azem Sadiki rastin e kanë zbuluar duke qenë të informuar nga një kolegë tjetër në Komunë ditën, kur e akuzuara kishte arritur ta vulosë dokumenitin dhe ta fusë në cantë për tia dorëzuar Fati Isenit. Pasi është zbuluar ky dokument ajo në prani të një komisioni të formuar apostafat spjegon rrjetin e organizimit të këtij akti “, tha sot Azem Sadiki Kryetar i Komunës së Studeniçanit.
Sipas tij , revizioni i pavarur ka konstatuar edhe parregullsi të tjera në buxhetin e komunës për të cilat janë në dije edhe organet kompetente.
I kontaktuar nga TVM 2, ish Kryetari Fati Iseni mohon të gjitha akuzat ndaj tij për të cilat thotë se janë tentim për manipulim të opinionit dhe janë të pabaza. Ai më tej shton se kreu aktual i Studenicanit i bën këto akuza për të mbuluar paaftësinë e tij për të drejtuar me komunën në këto muaj sa është në krye të saj.
Madje Iseni thotë se edhe për 5 projektet aktuale që po bëhen në komunë, financat janë të siguruara që në kohën kur ai ishte në krye të Komunës së Studenicanit dhe se kreu aktual nuk ka aritur të fitojë deri tani asnjë projekt. Për këto akuza dhe shpifje sipas tij do të ngelë që organet kompetenet të ndërrmarin masa dhe drejtësia do të jetë ajo që do të gjykojë dhe do të jep fjalën përfundimtare. (Flutra Latifi, TVM2)
