Maqedoni
Filluan punimet për asfaltimin e rrugës në Çegran
04.08.2014 18:31
Filluan punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me Tumçevishtin. Kjo rrugë do të zgjerohet, rrafshohet...

Filluan punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me Tumçevishtin. Kjo rrugë do të zgjerohet, rrafshohet, tamponohet dhe më pas do të asfaltohet.
Në nisjen e punëve në terren mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta,kryesuesi i Këshillit Nasir Musliu, Muftiu i BFI-së së Gostivarit, Shaqir Fetai, si dhe banorë të fshatit Çegran.
Ky ishte një premtim parazgjedhor, por edhe një kërkesë dhe pritje e kamotshme e banorëve të fshatit Çegran u potencua me këtë rast
"Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme që banorët e Çegranit e kanë pritur me decenie të rregullohet . Kjo rrugë është shumë e rëndësishme jo vetëm për banorët e fshatit Çegran, por edhe për banorët e fshatit Forinë dhe Koritë për shkak se do ti lidhe këto vendbanime me magjistralen Gostivar – Tetovë. Gjithë qytetarët e këtyre vendbanimeve nuk do kenë më nevojë të kalojnë nëpër fshatra dhe të hyjnë në brendi të qytetit, por do mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë për të shkuar në Gostivar, Tetovë ose Shkup. Ky është një investim i komunës së Gostivarit që do të kushtoje mbi 18 milionë denarë”, theksoi Bejta.
Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Shaqir Fetai u shpreh i lumtur që ky project realizohet në fshatin ku jeton dhe është i lumtur që Komuna e Gostivarit me në krye kryetarin Nevzat Bejta e realizon këtë projekt.
"Unë them se kjo do jetë një rrugë e unitetit, për arsye se do lidh dy krahina, pjesën e lartë dhe pjesën e poshtme, kështu që do zhvillojë afërsinë e njerëzve”, tha Fetai.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu tha se për banorët e Çegranit ky është një projekt voluminoz i cili është premtuar vite me radhë, por kësaj radhe duke i falënderuar
kryetarit të komunës Nevzat Bejta e mundësoi realizimin kësaj rruge që lidh Çegranin me Magjistralen dhe me fshatrat e Sharrit.
