Maqedoni
Izairi, Ademi dhe Arifi inspektojnë punimet për ujsjellësin
04.08.2014 18:53
Filloi faza e dytë të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Përfaqësuesitë e Minsitrisë së Ekologjisë...

Filloi faza e dytë të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Përfaqësuesitë e Minsitrisë së Ekologjisë së bashku me përfaqësuesit e komunës së Tetovës sot shënuan punimet ndërtimore të këtij sistemi, i cili me vete përfshin gërrmimin e kanalit, vendosjen e tubacioneve te ujit, dhe ndërtimin e pusetave.
“Tetova vitin e ardhshme nuk do të ketë më probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.Kur përfundon ky projekt në një periudh relativisht të gjat kohorë nuk do të ketë më nevojë për shtimin kapaciteteve të ujit, por do duhet racionalisht të shfrytëzohet ujiti....”, shprehet Ministër i Ekologjisë, Nuran Izairi.
“Është një nevoja e madhe për qytetarët e tetovës por njëkohësisht është edhe një obligim të cilit ne e kemi bërë karshillik dhe e kemi thënë se që definitivisht dëshirojmë që ta përmbyllim....”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Rrezervuari grumbullues Leshnica deri në vendin “Studena reka” do të jetë me gjatësi prej 8 kilometra e gjysmë, dhe i njëjti do të sigurojë rreth 200 litra ujë në sekondë për qytetin e Tetovës.
Me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet përundimisht problemi me furnizimin e ujit të pishëm në Tetovë. Për më pak se 16 muaj, qytetaret e Tetovës do të kenë shtypje të mjaftueshme të ujit edhe gjatë stinës së verës.
Qytetarët e Tetovës të aneketuar nga TVM-2 përshëndesin fillimin e punimeve . Sipas tyre, ndërtimi i këtij ujësjellësi do ta zgjidh njëherë e përgjithmon problemin me furnizim me ujë të pijshëm
“Projekti është i rëndësishëm për ne sepse për banorët e tetovës duhet të ketë sa më shumë ujë...”, shprehet qytetari.
“Duhet projekti sa më shpejt aq më mirë për popullin...” shprehet qytetari.
I tërë projekti për ndërtimin e këtij ujësjellësi finacohet nga mjetet buxhetore dhe i njëjti kushton rreth 2 milion euro.Pas përfundimit të fazës së dytë do të ndërtohet edhe stacioni filtrues i ujit me crast do të përfundojnë të gjitha punimet ndërtimore.
REXHEP QAMILI
