Maqedoni
“Surditas Plus”: Të shtohen shërbimet e FSSH-së
04.08.2014 18:59
Shoqata e Personave me Dëgjim të Kufizuar kërkon rritjen e numrit të operacioneve që mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor...

Shoqata e Personave me Dëgjim të Kufizuar kërkon rritjen e numrit të operacioneve që mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, aparatet e dëgjimit të sigurohen jo vetëm për 3 vite nga fondi por edhe gjatë viteve të tjera si dhe të lirohen nga pagesa e udhëtimit.
Sipas tyre, gjendja e kësaj kategorie të qytetarëve dedhe ahstu është e rëndë dhe kërkesat e tyre do ta lehtësonin disi këtë gjendje.
“Kërkesat e Shoqatës sonë “Surditas plus”, janë që aparatet për dëgjim nuk janë në kuadër të fondit, pas tre vitesh ne duhet ti paguajmë privat, 8 mij euro kushton vetëm pjesa e jashtme, kërkesa e dytë është që këtyre fëmijëve tu bëhen lehtësime gjatë udhëtimit, të lirohen nga pagesat, ndërsa jemi në kontroll thuajse cdo ditë”, shprehet kryetar i Shoqatës “Surditas plus”, Imer Idrizi.
Edhe pse Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara e Kombeve të Bashkuara, garanton të drejta të barabarta, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë kategoria më e diskriminuar në shoqëri. Ata vazhdojnë të kënë barrier gjë që pamundëson barazin e tyre.
“Janë të diskriminuar dhe nuk i kanë kushtet si cdo njeri që i ka”, shtoi ai.
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me vështirësi në aksesin e arsimit, punësimi, kujdesit shëndetësor dhe shërbimet sociale.
Nga kjo shoqatë gjithashtu kërkojnë që në institucionet arsimore të punësohen defektolog të cilët do të mund të kontrollonin gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
RINA TURKESHI-SAHITI
