SIMO shpall konkurs për 20 punësime
Kushtet e konkursit mundësojnë që të punësuarit të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm dhe të lartë dhe nuk është e domosdoshme përvojë pune.....

Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit shpalli konkurs për punësimin e 20 nëpunësve shtetërorë- referent të rinj për strategji, planifikim dhe ndjekje.
Kushtet e konkursit mundësojnë që të punësuarit të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm dhe të lartë dhe nuk është e domosdoshme përvojë pune.
Nga kandidatët kërkohet që të posedojnë edhe komunikimin verbal dhe me shkrim, njohje të kompjuterit si dhe njohje të gjuhës angleze apo ndonjë gjuhe tjetër botërore.
“Krahas kushteve të sipërpërmendura, të parapara në Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Qeverinë e Maqedonisë-Sekretariatit për zbatimin e MO-së, kandidatët e interesuar duhet t’i përmbushin edhe kushtet e përgjithshme për punësim si nëpunës shtetërorë, konform nenit 13, paragrafi (2) të Ligjit për nëpunës shtetëror”, thonë nga Sekretariati.
20 vendet e shpallura do të plotësohen në kuadër të programit për punësim adekuat, i cili parasheh punësimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve më të vogla etnike.
