Teleferiku i sigurtë edhe gjatë motit të ligë
“Të nderuar udhëtarë, ju lutemi të rrini të qetë në kabina, për shkak të mungesës së rrymës elektrike, motorri do të punojë me gjenerator-disel”, thonin kompetentët para fillimit të udhëtimit me teleferik në Malin Vodno.........

“Të nderuar udhëtarë, ju lutemi të rrini të qetë në kabina, për shkak të mungesës së rrymës elektrike, motorri do të punojë me gjenerator-disel”, thonin kompetentët para fillimit të udhëtimit me teleferik në Malin Vodno.
Jo vetëm gjatë situatave kur mungon energjia elektrike por edhe kur ka mot jostabil një minut në qiell na duket shumë e gjatë, prandaj kompetentët bëjnë me dije se detyra e tyre është të kujdesen për sigurin e udhëtarëve dhe nuk duhet të trembemi pa nevojë. Kishim edhe një rast tjetër gjatë motit jo stabil që përfshiu kryeqendrën ku punëtorët teknik ndalën teleferikun dhe udhëtarët kanë ngelur për disa minuta në kabina.
“Siguria është tmerësisht e madhe dhe bëjmë kujdes të gjithë për këtë. Puna realizohet e bazuar në ISO Standarde, instalimi i mjeteve të transportit kontrollohen cdo vit, jemi në kontakt të drejtpërdrejt me Entin-hidrometeorologjik, ata thanë se do të ketë mot me rreshje lokale por moti u keqësua më shumë, ne ndaluam ngjitjen dhe pasi pam motin e tillë u detyruam të ndalim teleferikun, 1 min në qiell është i pafund por duhet ditur se ne jemi për sigurin e ushëtarëve dhe nuk është e nevojshme të tremben”, tha Boris Jovanovski, drejtor operativ i Teleferikut.
Edhe pse gjatë udhëtimit të sotëm të qytetarëve moti ishte stabil me diell dhe i qetë, ne i anketuam qyterarët për të marrë opinionin e tyre se a ndjehen të sigurt në kabina në raste kur kemi mot të lig.
“Sigurt është” - shprehet një qytetar maqedonas.
“Mendimi im është se kabinat nuk janë aq të sugurta gjatë motit me shi dhe erë”, thotë një shtetas amerikan.
“Deri më tani nuk jam vozitur në mot jostabil “, është shprehur edhe një qytetar tjetër.
Gjatë shiut dhe erës është e vërtet se kabinat lëkunden por nuk duhet të friksohemi pasi dyert janë të mbyllura dhe hapja e tyre mund të bëhet vetëm nga puntorët teknik.
Kompetentët thonë se nuk duhet bërë panik në raste rrufeje pasi kryqi Milenium në Vodno ka rrufepritës. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
