Maqedoni
Maqedonia nuk ka rrezik nga virusi Ebola
05.08.2014 18:06
Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi njofton edhe për raste të reja të të prekurve nga virusi Ebola...

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi njofton edhe për raste të reja të të prekurve nga virusi Ebola. I njejti ka aftësisë për të shkaktuar komplikime të rënda, me predispozita për vdekëshmëri shum lartë.
Mjekët theksojnë se deri në 90% e rasteve të prekura përfundojnë me vdekje.
Por nga instituti i shëndetit publik në Maqedoni sqarojnë se gjasat që ky virus të paraqitet edhe në Maqedoni janë të vogla pasiqë ai është karakteristik për vendet tropikale me shira te dendura të Afrikës Qëndrore.
“Maqedonia si vend është mjaft larg prandaj mënyra e vetme e përhapjes së këtij virusi është kontakti me përson i cili është infektuar edhe atë me lëngje trupore të atij kontakti pra xhaku i infektuar por edhe disa kafshë të cilat e kan virusin në trupin e tyre gjithashtu edhe lëngje trupore të atyre kafshëve janë infektive për njeriun. Prandaj mënyra e vetme e parandalimit është të jemi të kujdeshëm me kontaktet të cilët dyshojm se janë të sëmurë nga Ebola”, ka thene mes tjerash, Dugagjin Osmani, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ai poashtu apelon për kujdes nga ana e përsonave që udhëtojn në vendet ku ky virus veçmë është prezent.
“Kohët e fundit më së shumti përmendet Gana dhe Liberia, mirpo edhe vende tjera më herët janë prekur nga ky virus.... blic Prandaj të gjithë që planifikojnë të shkojnë të udhëtojnë në ato vende duhet të jenë të kujdeshëm”, ka thene mes tjerash, Dugagjin Osmani, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Mjekët sqarojnë se nuk ekziston mënyra e parandalimit me vaksinë, edhe pse virusi është paraqitur që nga vitit 1976 në Kongo, prandaj mënyra e vetme e parandalimit është masat parandaluese me kontaktet.
Simptomat e përgjithshme të virusit të Ebolës janë si edhe të xhdo sëmundjeje infektive siç janë temperatura e lartë, kokë dhembje, dhmbje e trupit, dhembje e fytit, skuqje të lëkurës deri te gjakderdhja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të vdekurve nga epidemia e Ebolës arriti në 887 persona.
GYLTENE SINANI
