MAQEDONI

Car Dushani i bën ”karshillëk” të gjithë atyre që duan ta heqin

06.08.2014 13:37

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajnovski nuk është informuar për riparimin e përmendorës së okupatorit serb Car Dushani në urën syri në qendër të Shkupit......

Kryetari i Qytetit të  Shkupit Koce Trajnovski  nuk është informuar për riparimin e përmendorës së okupatorit serb Car Dushani në  urën syri në qendër të Shkupit.

I pyetur nga TVM-2, kush e ka paguar  dhe porositur riparimin e përmendores dhe kush  i ka kthyer pjesët e dëmtuara të  kësaj përmendoreje  ditëve të fundit, Trajanovski  nuk dha  përgjigje të qartë.

“Nuk mund tju themë asgjë, sepse as vetë nuk di asnjë gjë”, deklaroi sot Koce Trajanovski, Kryetar I qytetit të Shkupit

As Komuna  Qendër nuk e  di se kush qëndron pas riparimit të Car Dushanit. Nga kjo komunë  bëjnë me dije se i vetëmi  i përson i cili mund të jep përgjegje rreth kësaj  çështjeje është kryetari i Qytetit të Shkupit Trajanovski, sepse  siç theksuan, vendosja e përmendorës së  “Car Dushanit” është në kuadër të  projektit për vënien e  shumë përmendoreve të tjera në urën “Syri”.

Riparimi i “Car Dushanit” përfshin rinovimin e  shkopit dhe të  kryqit të prishura para disa muajsh . Vetë vendosja e Car Dushanit shkaktoi një sërë reagimesh jo vetëm të partive politike por edhe të qytetarëve shqiptarë që u ngritën kundër vendosjes së përmendores.

Permendorja e  Carit kontrovers , Sfefan  Dushan, u vendos në urën syri në Shkup para disa muajsh.  Askush nuk e dinte atëherë se kush e vendosi sikurse asksh nuk e di tani se kush e riparoi  Car Dushanin. Autoritet mbledhin supet dhe askush nuk merr përgjegjësinë mbi vete as për vendosjen e as për riparimin e përmendores.

Kundër Car Dushanit u ngritën edhe shoqata dhe historian maqedonas të cilët kontestojnë vendosjen e një mbreti serb në mes të Shkupit kur sipas historisë është e faktuar se  ka qenë vrasës i qytetarëve të Shkupit,  jo vetëm shqiptarëve dhe turqve, por edhe i maqedonasve.

Statuja jo vetëm që nuk është hequr ashtu si premtoi komuna Qendër, por tani e renovuar edhe një herë, i bën karshillëk të gjithë atyre që u ngritën kundër tij. (Rexhep Qamili, TVM2)