Maqedoni

USHT: hapësira të reja për fakultetin e mjekësisë

06.08.2014 17:27

Universiteti Shtetëror i Tetovës edhe zyrtarisht e ka marrë në shfrytëzim një pjesë të objektit të qendrës për shëndet publik në Tetovë...

Universiteti Shtetëror i Tetovës edhe zyrtarisht e ka marrë në shfrytëzim një pjesë të objektit të qendrës për shëndet publik në Tetovë. Ky objekt do të ndihmojë mjekët e ardhshëm në mësimin e tyre praktik.
 
Hapësirat e reja për fakultetin e mjekësisë meren një muaj pas  përurimit të laboratorit të patologjisë dhe të stomatologjisë.
 
“Kjo pjesë e objektit i jepet në shfrytëzim USHT-së me mundësi të mbindërtimit edhe të një kati për nevojat e këtij fakulteti, me çka do të plotësohen edhe nevojat për mësim kualitativ por edhe për shkencë në përgjithsi në këtë fakultet”, tha me këtë rast ministri i arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi. 
 
“Kalimi i kësaj qendre të shëndetit publik në pronësi të universitetit është një investim i çmuar për këtë njesi akadamike, do të rrisë efikasitetin e shërbimit të pacientëve dhe do të jetë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të fakultetit të shkencave mjeksore”, deklaron rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti.
 
Ministri Ademi ka shpalosur edhe porpozimet  për hapjen e fakulteteve të reja në kuadër të USHT-së.
 
“Brenda muajit shtator, MASH do të propozojë përmes Qeverisë deri te Parlamenti, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për USHT-në me çka do të themelohen edhe tre fakultete  të reja në kuadër të USHT dhe atë fakulteti i bujqësisë, fakulteti i gjeoshkencës dhe teknologjisë dhe fakulteti i pedagogjisë” tha Ademi.
 
Do të rregullohet edhe cështja e konviketeve të USHT-së për të cilat ministria do të ndajë buxhet të vecantë.
 
USHT do të përfitojë  edhe nga projektin qeveritar për përkthimin e librave nga universitetet me renome dhe për hapjen e mundësisë që në USHT të ligjërojnë profesorë të njohur nga këto universitete botërore.
 
Sa i përket mangësive të vërejtura në sistemin e Bolonjës, sipas Ademit, Qeveria po e analizon sistemin e Kartës së bolonjës, por nëse do ta zbatojë atë ose do ta lëshojë tërësisht, do të vendoset në muajin shtator.
 
MEFAIL ISMAILI