Maqedoni

Maqedoni, pritet aplikimi i masave mbrojtëse për ebolën

06.08.2014 18:40

Autoritetet shendetesore ne Maqedoni dhe Aeroportet e vendit po ndermarrin te gjitha masat per identifikimin e udhëtarëve...

Autoritetet shendetesore ne Maqedoni dhe Aeroportet e vendit po ndermarrin te gjitha masat per identifikimin e udhëtarëve që mund të jenë të prekur nga virusi vdekjeprurës ebola.
 
Por rreziku që një I sëmurë me ebola të vijë në Maqedoni është shumë I vogël pasi vendi ynë nuk ka lidhje direkte me Afrikën. 
 
“Çdo udhëtar që do të mund të ishte i prekur nga Ebola dhe vjen nga Afrika Perëndimore, duhet të fluturojë përmes disa aeoroporteve , ne jemi aeroporti i tretë apo i katërt ku do të mund të ateronte një I sëmurë potencial. Udhëtarët në këtë mënyrë do të kontrolloheshin  disa herë por kjo nuk do të thotë se ne, si aeroport ndërkombëtar nuk duhet të bëjmë kujdes”, shprehet menxhari ne Aeroportin e Aleksandri i Madh, Nexhat Kurt. 
 
Në aeroporti duhet të vendoset kamera  për matjen e temperaturës trupore të cdo pasagjeri që kalon përmes doganës si dhe duhet të shpërndahen broshurat paralajmëruese . Vetë  pasagjeret vleresojne se nuk ka nevoje per panike. 
 
“Ndoshta ne tjerat aeroporte nuk eshte e sigurt por tek ne po”, shrpehet qytetari.
 
“Jo nuk kam frikë vetëm përhapin kot panikë , njëherë me gripin e derrit dhe tani me këtë”, shrpehet qytetari.
 
Kontrollet janë shtuar edhe në vendkalimet tokësore kufitare por edhe atje qytetarët thonë se janë kontrolle të panevojshme 
 
“Ne vendet afrikane ndoshta, por në e Ballakan ska agjsë, ne kemi qenë në  Shqiperi dhe  Kosovë”, shrpehet qytetari.
 
“Ketu ne ne kojshi  nuk  dalim ma larg, Por sigurisht kujdesemi kur ka nevoj pse jo kur paraqitet nevoja pse jo”, shrpehet qytetari.
 
“Une kam pas rast kur kam shku ne Haxh kam marr injeksion edhe tash kemi injeksione kundra infeksioneve dhe skemi problem”, shrpehet qytetari.
 
“Ne ato shtet ku jemi ne ska EBOLA skemi ne zvicerr jemi, ama ato ne afrik jan ato  EBOLA ne afrik o nuk vjen ktu”, shrpehet qytetari.
 
Në Beorgad u paralajmërua në mëngjes një pasagjer me temperaturë trupore por pas kontrolleve të mëtejshme mjekësore u vërtetua se ishte i sëmurë nga pneumonia .
 
GYLTENE SINANI