DHUNA NË FAMILJE

Dhuna, dukuri që duhet flakur nga shoqëria

07.08.2014 14:46

Permes ndryshimeve te reja ne ligjin kundër dhunës në familje, përveç zgjerimit të të drejtave dhe mbrojtjes së viktimës, partashihen te drejtat e viktimes per respektim të dinjitetit dhe integritetit te tij personal.....

Permes ndryshimeve te reja ne ligjin  kundër dhunës në familje, përveç zgjerimit të të drejtave dhe mbrojtjes së viktimës,  partashihen te drejtat e viktimes  per respektim të dinjitetit dhe integritetit  te tij personal.

Me qëllim që të implementohen politika të integruara, qeveria do të sjell strategji nacionale për preventive dhe parandalim të dhunës në perudhë prej 5 vitesh , gjithashtu do të formohet trup kordinues me mandat 5 vjeçar ku do të përfshihen përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkohë me të do të menaxhoj ministria e punës dhe politikes sociale.

“Dhuna në familje si problematik mjaft komplekse kërkon trajtim, përforcim ekonomik të viktimave dhe një listë të gjatë gjërash të nevojshme sepse vet dhuna si vepër e shkatron dinamikën në familje, prandaj shtrohet nevoja për përforcim të kapaciteteve, për renovim të programeve si dhe monitorimi me të vetmin qëllim përparimi i shërbimeve drejt shfrytëzuesve të cilët këtë e kanë mëse të nevojshme” - shprehet Tatjana Ristova Dimova nga Drejtoria Për Punë Sociale.

Me qëllim që viktimat e dhunës të tejkalojnë pa problem pasojat nga dhuna qendrat për punë sociale do të ndërmarrin  një sërë masash preventive. Përsonat të dhunuar do të vendosen në qendrat, do të fitojnë trajtim shëndetësore, intervenim psiqiko-social, trajtim në këshillimore, ndihmë për shkollimin e fëmijës së viktimës,  ndihmë juridike si dhe përforcim ekonomik të viktimës duke e kycur drejtpërdrejt në tregun e punës. 

Masat për parandalim të dhunës në familje i zbaton Qendra për Punës Sociale, në afat urgjent .Edhe gjykatat, edhe sistemi i  mbrojtjes sociale, shëndetësia, mediat, qytetarët ,ministria e arsimit dhe institucionet e tjera kanë rol të rëndësishëm për flakjen e këtij fënomeni negative.

“Me të vërtetë  ky ligj jep mundësi të japim mesazh të qartë tolerancë zero kundër çdo lloji të dhunës megjithatë na fton si njerëz dhe profesionist në implementimin e disciplinave interne” - shprehet më tej Ristova.

Për të parandaluar këtë anomali dhe për tu dal në ndihmë viktimave të dhunë në familje, Ministria e Punës dhe Politikës sociale tenton të marrë edhe përvoja të huaja dhe modelet më të mira të shteteve antare të Bashkimit Evropian. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)