LUSTRATORËT

Lustratorët me përbërje të re

08.08.2014 14:59

Në të njejtën kohë komisioni filloi edhe procedurën për verifikimin e anëtarëve të përbërjes së re para 4 institucioneve, arkivit shtetëror, drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, shërbimit të sigurisë në ministrinë e mbrojtjes dhe agjencisë për kundërzbulim......

Përbërja e re e komisionit për verifikimin e fakteve sot mbajti mbledhjen konstituive.  Në të njejtën kohë komisioni filloi edhe procedurën për  verifikimin e anëtarëve të përbërjes së re para 4 institucioneve, arkivit shtetëror, drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, shërbimit të sigurisë në ministrinë e mbrojtjes dhe agjencisë për kundërzbulim. 

“Sollëm vendim që të gjithë antarët që nuk e kanë kaluar më herët këtë filtër, të zbatojmë procedure. Kërkuam të dhëna nga  të gjitha organet dhe presim të shohim se cfarë iformata do të marrim prej tyre, më pastaj do të vazhdojmë me punë në përputhshmëri me rregulloren dhe ligjin” deklaroi pas mbledhjes, Tome Axhiev, Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve.

Pas verifikimit nëse ndonjëri nga anëtarët e komisionit për lustrim ka qenë ose jo anëtar i ndonjë shrëbimi sekret, komisioni do të vazhdojë aktivitetet e tij . Pritet që kjo të ndodhë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Kuvendi në një nga seancat e tij të fundit miratoi përberjen e re të komisonit ku kryetar vazhdon të mbetet Tome Axhiev, nënkryetar i tij është Asan Luma.

Anëtarë të komisionit u zgjodhën Vecko Zdravevski, Novica Veljanovski, Limko Bazajrovski, Shpend Vinca, Daut Dauti,  Ristana Lalçevska, Igor Lazarovski, dhe Sashko Janev. 6 prej anëtarëve janë të rinj përfshirë këtu edhe nënkryetarin e komisionit Asan Luma.

Me zgjedhjen e  anëtarëve të rinj automatikisht përfundon mandati i anëtarëve që nuk u rizgjodhën nga Parlamenti. Pritet që maksimalisht për 4 vite e gjysëm më saktë deri në janar të vitit 2019, procesi i lustrimit në vend të përfundojë tërësisht. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)

(Foto: telegraf.mk)