Sheshit i nevojiten tualete publike
Në sheshin e Shkupit mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet dhe që sju nevojitet, përmdendore, statuja, ndërtesa dhe ura në stilin barok, shatërvane dhe anije në mes të Vardarit, plazhe, por jo edhe tualete publike...........
Në sheshin e Shkupit mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet dhe që sju nevojitet, përmdendore, statuja, ndërtesa dhe ura në stilin barok, shatërvane dhe anije në mes të Vardarit, plazhe, por jo edhe tualete publike.
Edhe pse u investuan miliona euro në këtë shesh, askush nuk arriti të sigurojë tualete publike ashtu siç i takon një metropoli evropiane. Të gjithë e dimë sa të nevojshme janë tualetet publike, sidomos kur doni të shëtisni pa hyrë nëpër lokalet aty pranë.
Vera mbush qendrën e Shkupit me qytetarë e turistë dhe të gjithë kanë të njejtin problem. Ku të shkosh për të zbrazur barkun.
Në mungesë të tualeteve publike në qendër, qytetarët zgjedhi këmbët e urave. Qytetarët nuk e aprovojnë veprimin e tillë , por kur të vjen të vjen, e kur nuk ke ku të shkosh, këmbët e urave janë shpëtimi i vetëm.
“Normalisht që na pengon, nuk ka vend ku të urinosh, duhet të futesh ndër urë dhe të mbarosh punë...”
“Të gjithë njerzët të cilët kalojnë një kohë më të gjatë këtu, kanë nevojë për tualete publike. Kjo erë është e tmershme dhe u pengon të gjithëve..”
“Unë shpesh herë vij këtu në shëtitje, më pengon shumë kjo erë.Prej aty posht deri këtu nuk kishte asnjë tualet publik” “Shumë në pengon, është nevoja që të bëhen sa më shpejt tualetet publike..”shprehen qytetarët e anketuar .
Tualetet e mëparshme përrreth kejit të Vardarit të ndërtuara nga tulla, janë lënë në harresë. Edhe tualetet mobile nuk patën sukses dhe tani as ato nuk i gjen askund.
Pamjet që shohin sidomos natën qytetarët, të bëjnë të kthesh kokën me turp në anën tjetër. Era e rëndë të bën të mbyllësh hundën gjatë verës.
Për fat të mirë ju mund të shikoni vetëm pamjet në ekranet tuaja pasi era nuk përcillet përmes televizionit. Por kundërmimi i tmershëm , të përcëllon hundët duke lënë shijen më të keqe të mundhsme për turistët që vizitojnë qendrën e Shkupit.
Numri “një” i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, është i vetëdijshëm për mungesës së tualeteve publike në kryeqytet. Për TVM-2 pranon se tualetet e më herëshme të montuara, nuk kanë aspak funksionale. Por sipas tij për tualetet e reja duhet të presim deri në fund të vitit.
“Qyteti i Shkupit është në kërkim të tualeteve të reja cilësore, të cilat do të jenë me pamje bashkëkohore, dhe do të vendosen në në qendër të Shkupit, tualetet e fundit “ TOJFOR” nuk ishin funksionale. Tualetet e reja do të vendosen në zonat me frekuencë më të madhe qytetarësh “ - thotë kreu i qytetit Koce Trajanoski.
Përderisa, Qyteti i Shkupit akoma mendon se çfarë modele tualetesh të sjellë në qednër, Organizata Botërore e tualeteve, prej vitit 2001, vendosi ta shpallë 19 nëntori si ditën ndërkombëtare të tualeteve.
Atë ditë do të zgjidhet dizajni më i mirë dhe tualeti më i pastër publik. Për ti ardhur në ndihmë qytetit të shkupit që sa më shpejt të zgjedhë modelin më të përshtatshëm, TVM-2 përzgjidhi tualetet publike nëpër disa vende europiane.
Derisa të vijnë tualetet në qendër, keni tre opcione, të rrezikoni dënimin prej 50 eurosh për urinim në hapësira publike, të shkoni në lokalin më të afërt ose të ktheheni në shtëpi. (Rexhep Qamili, TVM2)
