Maqedoni

Kujdes nga rrezet ultravjollcë

10.08.2014 17:53

Rezet e fort ate diellit gjatë verës janë shum të dëmshme për lëkurën tonë. Mjekët rekomandojnë kujdes ndaj rrezeve ultra-vjollcë...

Rezet e fort ate diellit gjatë verës janë shum të dëmshme për lëkurën tonë. Mjekët rekomandojnë  kujdes ndaj rrezeve ultra-vjollcë, por jo vetëm për personat që vuajnë nga sëmundjet e lëkurës por për të  gjithë.
 
Mjekët specialist sugjerojnë se në temperatura të larta qytetarët duhet të shmangin ekspozimin  në diell  sidomos gjatë orëve kur dielli është më I nxeët për të evituar rrezikun e sëmundjeve të lëkurës.
 
“Mbrojtja në këto temperature të larta duhet të jenë që t’i  hiqen sidomos kohës kur rrezet ultra-violete janë më të pingulta ato janë  prej orës 10.00 deri kah ora 17.00,dhe të gjitha këto rreze ultra violete në lëkurën e njeriut, ato mund të na sjellin deri te ndezjet e  lëkurës për atë është e preferueshme që në këtë kohë rrezet ultra-violet të diellit janë më të larta ne duhet ta mbulojmë trupin të hymë nën hije ose të vishemi me rroba të cilat nuk e lejojnë depërtimin apo i largon rrezet ultra-violete nga trupi. Ato janë rrobe të holla dhe të kenë ngjyrë të bardhë për arsye se krejt ngjyrat tjera sidomos ngjyra e zezë absorbon edhe më tepër” thote mjeku specialist , Muhamed Kamberi
 
Por jo të gjithë u përmbahen rekomandimeve të mjekëve.
 
“Përdorim ndonjëherë”  “Unë përdor krem për tu mbrojtur nga dielli”  “Nuk praktikoj të përdor krem”, shprehen qytetaret .
 
Grupmoshat të cilat duhet gjithashtu të bëjnë kujdes për lëkurën e tyre gjatë temperaturave të larta janë edhe gratë shtatëzëna , fëmijët , pleqtë me sëmundje kronike dhe  sëmundje kardiovaskulare gjegjësisht hypertension, sëmundje të zemrës dhe sëmundjeve të traktit respirator sikur që janë bronhitet kronike obstruktive thonë mjekët.
 
Ekspozimi në diell gjatë kohës së plazhit, për të përmbushur nevojën e organizmit për rrezatim nuk duhet të jetë më i madh se 2 orë në ditë. Pastaj përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit e bën më të mundshme kohëzgjatjen e qëndrimit në diell. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI