Maqedoni

Analistët: Policia nuk mund ti zgjidh problemet ndëretnike

10.08.2014 17:59

Institucionet, në vend që të risin kapacitetet institucionale për parandalimin e dhunës brenda etnike dhe ndëretnike...

Institucionet, në vend që të risin kapacitetet institucionale për parandalimin e dhunës brenda etnike dhe ndëretnike, po shfrytëzojnë masa represive.
 
Edhe më shqetësues është fakti që cështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike sikur janë lënë në duar të policisë thonë analistët, duke shtuar se në një shoqëri multietnike dhe multikonfesionale sic është Maqedonia, diskursi politik dhe funksionimi i institucione duhet të jetë në frymën e tejkalimit të stereotipeve.
 
Mirëpo fatkeqësisht asnjë qeveri në këto 20 vjet nuk arriti të trajtoj me kujdesin e duhur marrëdhëneit ndërtenik, për më keq konfliktet ndodhin për shkak të indoktrinimit politik të shoqërisë dhe qasjes selective të institucioneve.  
 
“Nuk mundet policia t’i zgjidh problemet ndëretnike, problemet ndëretnike duhet të zgjidhen me politika me projekte të cilat do të parandalojnë stereotipet dhe paragjykimet që janë të rrënjosura në shoqëri. Ka shumë hapësirë për ndërtimin e strukturave të reja brenda institucioneve ekzistuese, të cilat do të ishihn të specializuara sepse Maqedonia është një vend ku ka situatë jashtëzakonisht specifike në aspektin ndëretnik dhe në të njëjtën kohë nuk ka asnjë institucion, i cili merret në formë aktive me këtë cështje”, thoë për TVM2 analisti Ibrahim Mehmeti. 
 
Ndërkaq analisti Albert Musliu thotë se dhuna në vend rrënjët i ka krizën ekonomike. Sipas tij përvec marrëdënieve të tensionuara ndëretnike dhuna është refleksion edhe i problemeve sociale.
 
“Besoj se një dhunë pak më  e shprehur është edhe shkaku i situatës ekonomike, nervozizmi i cili paraqitet te qytetarët për shkat të gjendjes ekonomike aktuale dhe kjo shprehet edhe gjatë jetës së tyre të përditshme. Sa i përket agresivitetit në marrëdhëneit ndërtenike është një mungesë trategjie të veprimit konstant. Jo vetëm fushata sporadike, por me këtë cështje duhet të meren si në sistemin arsimor, si në shoqërinë e përgjithshme ashtu edhe veprimet e institucioneve në relacion me qytetarët të jenë ashtu që të lënë hapësirë sa më të vogël për keqinterpretim të veprimeve të institucioneve” ka deklaruar analisti Albert Musliu.
 
Kohëve të fundit përvec protestave për rastin e ashtuquajtur Monstra, ku u arrestuan dhe dënuan me dënime maksimale gjashtë protestues, janë shënuar edhe raste të tjera të dhunshme, ku në vend të masave parandaluese janë aplikuar masa represive. 
 
SHPËTIM NUREDINI