Maqedoni

Punëtorët e ndërtimtarisë ndjehen të keqtrajtuar

10.08.2014 18:17

Ankesat e punëtorëve të cilët kryejnë punë fizke në ndërtimtarti janë të shumta. Më të shpeshta janë ankesat e tipit...

Ankesat e punëtorëve të cilët kryejnë punë fizke në ndërtimtarti  janë të shumta. Më të shpeshta janë ankesat e tipit, rroga e përgjysmuar që u jepet edhe perkundër faktit se punojnë me orar të plotë dhe të stërzgjatur  nga 30 deri 40 ditë pa asnjë ditë pushim.  
 
Qytetarët e anektuart  thonë se  të drejtat e puntorëve më së shumti nuk  respektohen në  sektorin e ndërtimtarisë.
 
Ata nuk ndjehen të sigur në vendin e punës, madje ndjehen edhe sit ë nënvlerësuar  nga pundhënësit.  Thonë shpesh janë të detyruar  ta ulin kokën dhe të adaptohen ndaj kushteve  që u ofron punëdhënësi.
 
"Nuk  kmi siguri  as pak, për shembull  aty ku punoj  unë punojmë nga 30-40 ditë pa pushim, a bëhet kjo punë?", shprehet qytetari.
 
“Jo, nuk ka siguri, puntor i  tjeshtë  është gjithmon  i kërcenuar nga punëdhënësitë.  Mendoj se nga viti në vitë po përkeqësohen drejtat e puntorëve”, shprehet qytetari.
 
“Sa respektohen drejtat e puntorëve mendoj se dobët,me shumë arsye. A keni siguri në vendin e punës!?-Po unë kam, jam vetë pronar dhe vetë punojë këtu”, shprehet qytetari.
 
“90 % të rasteve nuk ka siguri nëpër kompanit tona. Gjithçka varet nga firmat. Nëpër  firmat e mëdha në përgjithësi po respektohen drejt ae puntorëve, ndërsa nëpër kompanit të vogla nuk repsektohen. Shkelje të drejtave të puntorëve ka më shumë në sektorin ndërtimtarisë. Aty pronarët nuk i respektojnë as pak puntorët, ose e thenë troc ata njëanshëm të shfrytzojnë dhe më pas i  gjuajn...”, shprehet qytetari.
 
Nga Inspektorati  Shtetëror i Punës  thone se inspektorët janë   gjatë  gjithë kohës është në terren. Vetëm gjatë  muajit të fundit janë realizuar 1.300 kontrolle.
 
Prej tyre në 400 kontrolle , janë  konstatuar dhe shqiptuar vendime negative ndaj kompanive  që nuk kanë respektuar ligjin për siguri dhe shëndet të punëtorit  gjatë  punës.  
 
Përfaqësuesit e këtij dikasteri bëjnë të ditur se inspektorati i punës shpesh herë nuk mund të veprojë dhe  ralizojë kontrolle tek  ato  komani  të cilët  nuk janë të paraqitur  në këtë dikaster  se do të kryejnë veprimatari.  
 
Rast  konkret , është ngjarja e fundit  në fabrikën piroteknike në Sopishtë dhe në Gostivarë. 
 
“Sa i përket rasteve të  fundit  në Sopishtë dhe Gostivar unë mund tju them se skemi pasur  kompetenca  të  ndërhyjmë dhe realizojmë  kontrolle  sepse, kompania e cila prodhon materiale piroteknike në Sopishtë, nuk ka qenë e lajmëruar në inspektoriatin tonë, kjo do të thotë se ne nuk mund të veprojmë përderisa kompania paraprakisht nuk  është paraqitur tek ne. Rastin në Gostivar është akoma më  i komplikuar sepse aty,  të gjith puntorët kanë qenë të palajmëruar  dhe njëkohësishtë kompania ka vepruar në  mënyrë jo legale”, shprehet inspektoriat i punës, Slagjana Andonovska.
 
Të gjithë ata kompani të cilët nuk do të respektojnë ligjin  për siguri dhe shëndet gjatë punës, do të pësojnë denime,  të cilat lëvizin prej 500 deri më 8 mijë euro.
 
REXHEP QAMILI