Sot, afati i dytë i Maturës Shtetërore
Nxënësit të viteve të fundit të shkollës së mesme, të cilët nuk i janë nënshtruar maturës shtetërore në afatin e qershorit dhe nxënësit, të cilët nuk kanë arritur të japin provimin në afatin e kaluar, sot i janë nënshtruar të njëjtit provim në lëndën gjuhë amtare dhe literaturë.....

Në oborrin e shkollës së mesme ekonomike, “Arseni Jovkov”, nxënësit u tubuan prej në ora 9 e 30, ata shikonin listat dhe u seleksionuan në klasë të ndryshme.
Do të hysh në provim, je përgatitur?
“Pak po”- u përgjigj nxënësi.
Si tu dukën pyetjet në krahasim me pyetjet e testit të kaluar?
“Radhën e kaluar nuk kam qenë”- theksoi nxënësi.
Pret ta kalosh?
“Pres”- tha nxënësi.
Do futesh në provim, shpreson se do ta kalosh?
“Pasi një herë kam rënë, shpresoj këtë herë do të kaloj, pyetjet herën e parë nuk ishin aq të rënda, po mendoj se nuk i kanë kontrolluar mirë”- u shpreh një nxënëse.
Provimi ka filluar në ora 10:00, ndërkohë nxënësit, të cilët iu nënshtruan sërish provimit, shpresojnë që këtë herë do të jenë më me fat.
“Nuk e dimë çka do të ndodhë këtë herë, njëherë kemi rënë, por shpresojmë që tash më lehtë do të kalojmë”- potencoi një nxënës.
“Ishalla do ta kaloj”- theksoi një nxënës tjetër.
“Pyetjet nuk janë aq të rënda”- tha një nxënëse.
“Pres qe do ta kaloj”- tha një nxënëse tjetër.
Edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, pohon se dinamika e provimit të maturës shtetërore ka vijuar sipas planit të paraparë.
“Tash për tash nuk ka të paraqitur ndonjë problem, realizohet sipas planit, shpresojmë se kështu do të përfundojë”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdulaqim Ademi.
Rezultatet preliminare nga matura shtetërore do të jenë në dispozicion 30 ditë nga dhënia e provimit të fundit ekstern. Nxënësit që nuk do të jenë të kënaqur nga nota e marrë, mund të parashtrojnë ankesë deri te shkollat. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
