Maqedoni

13 vjet nga masakra e Lubotenit

11.08.2014 18:29

Nesër, përkujtohet 13 vjetori i masakrës ndaj banorëve shqiptarë të Lubotenit, në konfliktin e vitit 2001...

Nesër, përkujtohet 13 vjetori i masakrës ndaj banorëve shqiptarë të Lubotenit, në konfliktin e vitit 2001. 
 
Këshilli Organizativ, fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në manifestimin e fshatarëve kushtuar masakrës së Lubotenit, kësaj ngjarje të dhimbshme jo vetëm për lubotenasit, por për mbarë kombin, veçanërisht e rëndë për familjarët e viktimave të pafajshëm, të lënduarve e të  keqtrajtuarve.
 
Për t'i nderuar të rënët, nesër në orën 13 e 30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në hyrje të Lubotenit. Manifestimeve u bashkëngjiten edhe drejtuesit  e SHVL-UÇK-së, të cilët  përkujtojnë se 13 vjet më parë, vetë institucionet e Shtetit masakruan me paramendim qytetarët e pafajshëm.