Maqedoni

Lindja e mesme përjeton momentet e paqes

12.08.2014 17:14

Armëpushimi mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez ka bërë të mundur rifillimin e një jete normale në Lindjen e Mesme...

Armëpushimi mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez ka bërë të mundur rifillimin e një jete normale në Lindjen e Mesme. 
 
Palestinezët janë kthyer në Rripin e Gazës për të parë se ç’ka mbetur nga shtëpitë e tyre pas luftës. Ndërkaq, shumica e izraelitëve janë fotografuar duke bërë plazh në qytetin jugor të Ashkelonit, i cili më herët kishte qenë subjekt i një breshërie raketash nga Hamasi.
 
Dy popujt, edhe pse e kanë nisur ndryshe nga njëri-tjetri përpjekjen e një jetese të re, duken më të qetë pasi delegacionet përfaqësuese të tyre ndodhen në Kajro për të dakordësuar një armëpushim më të gjatë mes tyre. 
 
Analistët, të cilët e kanë ndjekur në vazhdimësi çështjen delikate të konfliktit në Lindjen e Mesme, e kanë cilësuar si “kontrast të pastër” jetën paralele të dy popujve, sepse sipas tyre Izraeli do të ketë më të thjeshtë rifillimin.
 
Megjithatë, mëngjesin e ditës së martë, rrugët e Gazës u mbushën me nxënës të gjimnazeve që iu drejtuan shkollave të tyre për të marrë çertifikatat e diplomimit. 
 
Shpresat për t'i dhënë fund gjakderdhjes në rajon janë rritur pasi në Kajro janë rritur gjasat për arritjen e një marrëveshjeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.