Maqedoni
Rinia kërkon perspektivë, autoritetet premtojnë
12.08.2014 17:38
Sot është dita ndërkombëtare e të rinjve, një ditë kur autoritetet kujtohen për forcën e madhe të pjesës më vitale të shoqërisë.
Edhe Shkupi iu bashkëngjit kësaj dite përmes një debati kushtuar kyçjes së rinisë në zhvillimin shoqëror.
Të rinjtë duan projekte konkrete, theksoi me këtë rast zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi. Sipas tij, Maqedonia ka strategji për avancimin e pozitës së rinisë në vend.

“Të shfrytëzohen mundësitë me projekte, që kanë të bëjnë me të ashtuquajtura intership apo punë praktike të studentëve dhe të rinjve të sapodiplomuar, të punojnë në institucionet shtetërore, në të gjitha institucionet e Qeverisë, po ashtu edhe në Sekretariatin për Çështje Evropiane”- deklaroi zëvendësministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.
Njëra ndër sfidat më të mëdha si në botë ashtu edhe në Maqedoni, është papunësia dhe ju duhet të punoni për të tejkaluar pikërisht këtë sfidë, porositi përfaqësuesja e OKB-së, Luiza Viton.
“Në këtë vend, papunësia e të rinjve arrin mbi 50 % dhe ky problem mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrje aktive dhe me vizionin e tyre për të tejkaluar këtë problem, andaj jemi këtu për të dëgjuar zërin e tyre”- tha përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara, Luiza Viton.
Perspektiva evropiane edhe e të rinjve në Maqedoni, nuk është shuar, thotë zëvendëskryeministri Besimi duke komentuar zërat se zgjerimi nuk është në agjendën e afërt të BE-së.
“Pavarësisht nga përbërjet e komisionit, zgjerimi mbetet në agjendën evropiane dhe ajo që dua të them gjatë kësaj periudhe, në presidencën e saj, Italia me Këshillin e Evropës, e ka në prioritet zgjerimin e vendeve të Evropës juglindore dhe ajo që duhet të bëjmë, është të fokusohemi në implementimin e reformave dhe politikave të vendit për në BE”- theksoi zëvendëskryeministri Besimi.
Zgjerimi sipas Besimit, është thelbi i idesë së një Evrope të përbashkët dhe rinia është pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve në vend.
ZEJXHANE OSMANI