Rajoni i Ohrit-Prespës dhe Pollogut në fazë të verdhë
Rajoni i Ohrit-Prespës dhe Pollogut sot do të përfshihen në fazë të verdhë gjegjësisht fazën alerte......

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë gjegjësisht fazë alerte pritet të përfshihen rajoni i Ohrit-Prespës dhe Pollogut, gjegjësisht qytetet Ohri, Struga, Dibra dhe Resnja, si dhe Tetova, Gostivari, Kërçova, Mavrova dhe Makedonski Brod.
Për sot në vend është paralajmëruar temperatura të arrijë deri 38 grad Celsius, ndërsa temperatura më të larta deri 39 grad paralajmërohen deri në fund të javës.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët nga këto rajone, si dhe qytetarët e tjerë duhet t'i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullsinë për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtje nga ekspozimi në diell, evitimi i qëndrimit në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë të duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik.
Për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta verore rekomandohet që gjatë ditëve të ngrohta ekstreme të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjejet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të mbahen rroba me ngjyrë të çelura dhe të lehta, ndërsa gjatë ekspozimit idrejt në diell të mbahen syza mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e çelura), ndërsa gjatë rrezitjes të përdoren krema me faktor të lartë mbrojtës, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, ndërsa më pak ushqim me yndyrëra, të konsumohet sasi më e madhe e lëngjeve, më mirë ujë të pagazuar për pije, ndërsa të evitohen pije alkoolike, gjatë hyrjes në automjet është e nevojshme që për një periudhë të caktuar të ajroset, ndërsa të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë e dhënë, në konsultim me mjekët amë.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, qëndron në kumtesë, rekomandohet larje e detyrueshme e prodhimeve bujqësore-kopshtare (perë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumim të saj në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes dhe nëse kjo nuk bëhet, ushqimi kështu i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa para përdorimit të ngrohet në +100 gradë, dhe të evitohen produkte të cilat në mënyrë termike nuk janë të përpunuara si majonezët nga vezë shtëpie, ndërsa me kujdes të konsumohet akullore dhe kremëra të ndryshme.
Nga Ministria përkujtojnë se qytetarët kanë mundësi të marrin këshillë shëndetësore lidhur me respektimin e rekomandimeve për mbrojtjen nga temperaturat e larta dhe informata nga karakteri parandalues i pikave mobile edukativo-shëndetësore të vendosura në të gjitha qytetet në shtet, me ç'rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë vendosur tre pika mobile, prej të cilave një ndodhet në shtegun e këmbësorëve tek lumi Vardar dhe dy pika mobile janë sistemuar në të gjitha komunat e Shkupit.
