Maqedoni

Filluan regjistrimet në UCM

14.08.2014 14:34

Në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, sot ka filluar paraqitja në afatin e parë për regjistrim për studimet deridiplomike në vitin akademik 2014/2015...

Në këtë universitet ka gjithsej  10.048 vende të lira, prej të cilave për studentë të rregullt me kuotë shtetërore  5.771 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve të lira janë 3.267 vende dhe për studentë me korrespodencë janë 1.010 vende të lira. 
 
Rezultatet nga paraqitja dhe suksesi në arsimin e mesëm do të publikohen më 19 gusht, ndërsa regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 25 dhe 26 gusht.
 
Afati i dytë i regjistrimit në UCM do të jetë më 3 shtator, ndërsa i treti (në fakultetet në të cilat do të ketë vende të lira) është më 16 shtator.
 
Paraqitja për afatin e parë sot dhe nesër është edhe në Universitetin për Shkenca dhe Teknologji Informatike, "Shën Apostull Pali" - Ohër, ndërsa dje filloi në Universitetet "Shën Klimenti i Ohrit"-Manastir dhe "Goce Dellçev" - Shtip.
 
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, paraqitja në afatin e parë për regjistrim do të realizohet javën e ardhshme, prej 19 deri më 22 gusht.
 
Në pesë Universitetet Shtetërore në vend, të lira janë gjithsej 24.121 vende për studentët e ardhshëm. Studentët, të cilët do të regjistrohen me kuotë shtetërore do të paguajnë nga 200 euro apo 100 euro në studimet e disperzuara, ndërsa ato me bashkëfinancim dhe çmimi për studentët me korrespondencë është 400 euro.