Maqedoni
Instituti për Mikrobiologji: të gjitha variacionet bakteriale i takojnë “Listerias”
14.08.2014 14:53
Gjatë 12 javëve të kaluara, nga fundi i muajit maj deri më tani, në Institutin për Mikrobiologji dhe Parazitologji..

Gjatë 12 javëve të kaluara, nga fundi i muajit maj deri më tani, në Institutin për Mikrobiologji dhe Parazitologji janë izoluar 10 variacione bakteriale të “Listerias nga nëntë pacientë të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektuese dhe Klinikën e Fëmijëve, nga gjaku (hemokultura) dhe lëngu Cerebro-spinal.
Izolimi dhe identifikimi i baktereve është bërë me metoda laboratorike referente, me të cilat në vazhdimësi punon Instituti.
Të gjitha variacionet bakteriale janë dërguar për tipizim të mëtejmë molekular në Fakultetin e Veterinarisë në kuadër të UCM-së Shkup.
Këtë e kumtoi Instituti për Mikrobiologji dhe Parazitologji, i cili thekson se të gjitha variacionet bakteriale, sipas informacioneve zyrtare të Fakultetit të Veterinarisë, janë identike dhe u takojnë një kloni të njëjtë të bakterit “Listeria monocitogenes”.
Në periudhën e njëjtë, nga Qendra për Shëndet Publik-Veles, deri te Instituti për Mikrobiologji dhe Parazitologji, siç theksohet, janë dërguar dhjetë kultura bakteriale të rritura në mbështjellësit ushqimor, për identifikim. Prej tyre, dy variacione janë identifikuar si “Listeria” dhe ato gjithashtu janë dërguar për tipizim të mëtejmë në Fakultetin e Veterinarisë.
Sipas analizave të bëra të variacioneve të “Listerias”, të izoluar nga pacientë të sëmurë të Institutit për Mikrobiologji dhe Parazitologji dhe të tipizuar në Fakultetin e Veterinarisë, mund të konstatohet se bëhet fjalë për një klon të lartë virtual të bakterit “Listeria monocitogenes”, thuhet në kumtesë.
Instituti për Mikrobiologji dhe Parazitologji, është laboratori më i madh mikrobiologjik në Maqedoni, i cili punon para së gjithash për mikrobiologji klinike, ndërsa kjo nënkupton diagnozë mikrobiologjike të infeksioneve humane.
Shfrytëzues kryesor të shërbimeve shëndetësore janë Klinikat Universitare nga Shkupi, për pothuajse 80 për qind të të gjithë pacientëve të hospitalizuar, më pas janë shëruar pacientë përmes Ordinancave Specialiste, subspecialiste në Klinikat dhe mjekët amë (MIA).
