Maqedoni

Vevçani, 2 të vdekur dhe 2 të lënduar

14.08.2014 14:56

Dy persona janë vrarë dhe dy janë lënduar rëndë në një incident të armatosur që mbrëmë ndodhi në një kafene në Vevçan...

Një prej të plagosurve me lëndime të rënda është transferuar në Klinikat e Shkupit, ndërsa tjetri është në Spitalin e Strugës.
 
Zëdhënësi i SPB-së  së Ohrit, Stefan Dimovski, e konfirmoi rastin, duke theksuar se kryerësi i veprës është kapur. Më shumë hollësi për ngjarjen paralajmërohen gjatë ditës së sotme.