Maqedoni

Qytetarët, të kënaqur nga puna e AP-së

14.08.2014 15:05

Në anketën e qytetarëve “Klienti i fshehur”, Agjencioni i Punësimit është radhitur në vendin e dytë..

Në anketën e qytetarëve “Klienti i fshehur”, Agjencioni i Punësimit është radhitur në vendin e dytë, duke shënuar përparim të dukshëm krahasuar me anketën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishte ranguar në vendin e gjashtë nga gjithsej nëntë institucione, ndërsa këtë vit janë përfshirë 11 institucione.
 
Këtë e bëri të ditur gjatë vizitës së sotme në Agjencionin e Punësimit ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski. Kjo është rezultat i realizimit të planit aksionar që Agjencioni e kishte nga Qeveria pas anketës së vitit të kaluar, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.
 
“Ka rezultate më të mira në atë që sjellja e të punësuarve në më tepër njësi rajonale është vlerësuar pozitivisht nga qytetarët. Flasim për institucion që për çdo ditë është në kontakt me qytetarët, me kategoritë sociale dhe me qytetarët, të cilëve u nevojitet ndihmë për punësim. Është mirë që të punësuarit në këtë institucion, pas trajnimeve të shumta që u realizuan nga ana e drejtorit, tani janë të sjellshëm dhe korrekt me sjelljen e tyre ndaj qytetarëve. Të punësuarit, e sqarojnë procedurën për marrjen e shërbimit konkret në më shumë njësi rajonale, prezantohen në telefonatat e qytetarëve dhe u bëjnë me dije se në cilin institucion është paraqitur qytetari”- deklaroi ministri Ivanovski.
 
Njëherit, ministri Ivanovski dhe drejtori i Agjencionit, Vllatko Popovski, thanë se respektohet sistemi njësportelësh, janë vendosur kuti për ankesa në më shumë raste dhe operatori nuk i ka bartur thirrjet nga njëri te i punësuari tjetër.
 
Por, Ivanovski dhe Popovski theksuan se mbetet që në të ardhmen të përmirësohet sjellja e të punësuarve në më shumë njësi rajonale, të përmirësohet edhe koha e pritjes në Shkup, Berovë dhe Manastir.
 
Ndërsa të rinovohen disa nga objektet e njësive rajonale. Drejtori Popovski, bëri të ditur se me mjete të siguruara nga BE-ja, do të rinovohen 13 objekte të njësive rajonale. 
 
GYLTENE SINANI