Maqedoni
2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Vevçan të Strugës
14.08.2014 17:45
Mbrëmë, në fshatin Vevçan të Strugës, në lokalin “Pjaca”, rreth orës 21.30, 2 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur...

Zëdhënësi i Policisë në Ohër, Stefan Dimovski, tha se bëhet fjalë për mosmarrëveshje mes të dyshuarit, Zlatko Sërbakovski dhe pronarit të objektit, Vlado Popeski.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë, është kapur dhe është sjellë para prokurorit publik, si dhe pritet që t’i shqiptohen masat për padi penale.
“Atë që mund ta vërtetoj është se i dyshuari ka pasur mosmarrëveshje të caktuara më njërin nga të vrarët. I dyshuari për vrasje të dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Vevçan, sot është nxjerrë para Prokurorisë Publike, ndërsa ndaj tij, Policia do të ngre padi penale”- deklaroi zëdhënësi i MPB-së-Ohër, Stefan Dimovski.
Dy të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, u shpreh kirurgu i Spitalit të Strugës, Ilmi Reçi.
“Njëri është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme. Ka plagë nga armë-zjarri në pjesën e barkut, por fatmirësisht plumbi nuk ka depërtuar. I lënduari tjetër, është dërguar në Repartin e Ortopedisë për shkak të frakturës në krahun e majtë dhe gjakderdhjeve të shumta. Megjithatë edhe ai është në gjendje të mirë”- theksoi kirurgu kujdestar në Spitalin e Strugës, Ilmi Reçi.
Banorët e këtij fshati, të shqetësuar tregojnë për ngjarjen.
“Unë, sapo dola në ballkon, nga lokali u dëgjuan të shtëna dhe njerëzit filluan që të ikin”- u shpreh një qytetare.
“Vevçani çdoherë ka qenë vend i qetë, asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”- theksoi një qytetarë.
“U frikësuam të gjithë, tërë natën s’kemi bërë gjumë”- tha një qytetarë.
Kryerësi i veprës, pasi ka kryer aktin, është larguar në drejtim të maleve të fshatit, ku edhe është kapur nga policia.
ZEJXHANE OSMANI
