LIQENI I GLLAZHNJËS

Mbytet 16 vjeçari në liqenin e Gllazhnjës

16.08.2014 17:12

Fatkeqsi në liqenin e Gllazhnjës. Një 16 vjeçar hyri sot të freskohet pas punës por nuk doli më prej liqenit........

Dëshmitarët e panë djalin se si për një moment u mbyt para syve të tyre dhe nuk arritën të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.

I riu  ka zbritur nga një kamion, dhe menjëherë ka hyrë të lahej në liqen . Për një moment ëhstë zhdukur në thellësi.

Një peshkatar aty pranë  ka vrapuar ta ndihmojë por ishte tepër vonë.

Në vendin e ngjarjes ka aritur policia dhe polumbarët për të nxjerë trupin e 16 vjeçarit.

Policia po heton shkaqet e mbytjes së të riut. (Nexhat Aqifi, TVM2)