MAQEDONI

Padi penale për “komitin”

16.08.2014 18:52

Sektori për punë të brednëshme në Manastir ngriti padi penale kundër 37 vjeçarit G.N nga Shkupi me akuzën për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm……

Ai akuzohet se në stadiumin e Manastirit gjatë kohës së ndeshjes futbollistike mes Pelisterit dhe Vardarit, aktivizoi mjetin shpërthyes Shok bombë ë një vend ku kishte një masë të madhe njerëzish.

Komiti me bombën në dorë eci në mesin e turmës dhe në një moment aktivizopi bombën. Gjatë gjithë kohës, tifozët e grupit të Komitëve përpiqeshin ta mernin bombën edhe pse nga policia dëgjoheshin thirjet paralajmëruese se bëhet fjalë për shok bombë. 

Aktivizuesi i bombës më rëndë e pësoi vetë nga loja e tij pa shije, ai mbeti pa gishytat e dorës së majtë dhe të lënduar mbetën edhe 7 persona të tjerë nga Shkupi.