Maqedoni
Më 19 gusht fillojnë regjistrmet në USHT
17.08.2014 14:49
Kanë filluar regjistrimet në Universitetet shtetërore të vendit...

Studentët e parë janë regjistruar në universitetin Shën Cirili e Metodi dhe në universitetet në Shtip e Manastir.
Këtë javë fillojnë regjistrimet edhe në Universitetin shtetëror të Tetovës. Prej 19 deri në 22 gusht në USHT fillojnë regjistrimet për 5.310 vende.
Prej tyre 2.690 vende janë të rezervuara për studentë të rregullt me kuotë shtetërore , 2.225 për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 395 vende për studentë me korrespodencë.
USHT do të vazhdojë edhe me fakultetet e disperzuara por sivjet është reduktuar numri i disa degëve dhe janë hapur degë të reja.
Sipas Ministrisë së Arsimit , kjo është bërë në varësi të kërkesës dhe interesimit për degë të caktuara.
”Duke inkuadruar këtu edhe Universitetin Shtetërore të Tetovës, Kuotat janë miratuar nga qeveria dhe janë shpallur të njejtat, sa u takon fakulteteve të disperzuara nëpër qytetet tjera jasht Tetovës, kjo është bërë me kërkesë të Universitetit të Tetovës ato janë hapur sipas nevojës” thotë ministri Abdylaqim ademi.
Degët e disperzuara në Shkup janë në pritje të objektit të ri që do të plotësonte nevojat e studentëve të USHT-së. Ministri Ademi thotë se ndërtimi i objektit të USHT-së në ish Kazermën Ilinden në Shkup, do të filojë vitin e ardhshëm.
“Kohë më parë i dorzuam në dispozicion një pjesë të objektit të Qendrës së Shëndetit Publik për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë në Tetovë, shumë shpejt do të hapim edhe konkursin për zgjedhje ideore për nevojat e Universitetit Shtetëror të Tetovës këtu në Shkup dhe shpresojmë që prej vitin e ardhshëm të fillojmë me ndërtimin e objektit të ri në i cili do të jetë në territorin e ish Kazermës të Ilindenit këtu në Shkup”, thotë Ademi.
Deri në fund të vitit do të shpallet konkursi për zgjedhje ideore dhe i njejti do të përfshij edhe nevojën e objektit por edhe nevojat që ka Universiteti i Tetovës për disa vite të ardhëshme potencon ministri Ademi.
RINA TURKESHI-SAITI
