UEJL, nesër fillojnë regjistrimet
Neser fillon zyrtarisht regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, që do të zgjasë deri më 29 gusht...

Këtë vit akademik, Universiteti i Evropës Juglindore, në të dy kampuset në Tetovë dhe Shkup, ofron 17 programe deridiplomike, 34 programe të ciklit të dytë apo master sipas modelit 3 plus 2 dhe modelit 4 plus 1 dhe katër programe studimore online, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në pesë fakultete, edhe atë Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
Në vitin e ri akademik në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë, numër ky i përcaktuar në relacion me kuadrin që ofron universiteti, në pajtim me standardet ndërkombëtare për raportin student-profesor.
UEJL, këtë vit ndan rreth 162 bursa, që ndahen mbi bazën e kritereve të caktuara. Bursa për studentët edhe këtë vit ndahen nga fondacionet ndërkombëtare – HESP dhe komuniteti i biznesit, kurse bankat më të njohura në vend iu mundësojnë studentëve kredi studentore.
FARIJE BAKIU
