Maqedoni
Trajtim kirurgjik i deformiteteve kurrizore në Shkup
17.08.2014 15:25
Klinika ortopedike ka vene ne funskion medodën e re për trajtim kirurgjikal të deformiteteve kurrizore...

Para dy ditësh eshtë bërë intervenimi I parë me këtë metodë te një paciente 15-vjeçare tek e cila është bërë korrigjim i plotë i deformitetit - skolioza dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Bëhet fjale për metodë e cila për hër të parë zbatohet ne këtë klinike, ndoshta edhe në të gjith Maqedonin, këto deformitete deri tani jan kuruar me metoda të vjetra, të cilat vetëm e kanë stabilizuar pacientin por nuk ka pasur progres te madh per sherim e sëmundjes”, potencoi me këtë rast ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Intervenimin e ka realizuar një mjek nga Klinika për ortopedi i cili ka qenë në edukim në Turqi, në prezencën e një kirurgu të njohur spinal ortopedik nga Turqia.
Mjekët thonë se intervenime tjera të këtilla të përbashkëta do të bëhen deri në pavarësimin dhe kompletimin e ekipit të mjekëve të vendit.
Drejtori I Klinikës Rexhep Selmani paralajmëron risi të tjera në këtë klinikë.
“Kemi projeksione dhe përgatitje për metoda të reja siç është shpatull jostabile, diagostifikim, mjekim, si dhe për deformitete të rënda të ashtit nga artriti“, thotë Selmani
Kjo metodë është posaçërisht e rëndësishme për popullatën e re, për shkak se mundëson korrigjim të deformiteteve në fazën më të hershme të mundshme të moshës nga 14-15 vjeç.
Për këtë lloj intervenimi jashtë shtetit në vit deri te FSSHM-ja ka 20 kërkesa, ndërsa gjashtë ose shtatë deri në 10 kërkesa aprovohen, që do të thotë FSSH paguan cdo vit prej 350.000 deri 500.000 euro, të cilat me sjelljen e metodës do të qëndrojnë në Maqedoni dhe do të mund të ridrejtohen në dedikime të tjera.
FARIJE BAKIU
