Maqedoni

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Jetmir Osmani

17.08.2014 17:09

Ka vazhduar edhe sot aksioni pë gjetjen e trupit të pajetë të riut 18 vjeçar, Jetmir Osmani...

Ka vazhduar edhe sot aksioni pë gjetjen e trupit të pajetë të riut 18 vjeçar, Jetmir Osmani, nga Luboteni, i cili dje u mbyt në ujërat e Liqnit të Gllazhnjës në Dumanoc të Likovës. Dëshmitarët edhe sot tregojnë se si nuk aritën ta shpëtojnë djaloshin që u mbyt për një sekondë para syve të tyre.
 
Dyshohet se shkak i mbytjes ka qenë sulmi në zemër shkaktuar nga kontakti me ujin e ftohtë , por kjo ende duhet të vërtetohet pas gjetjes së trupit.
 
Në kërkimin e trupit të djaloshit të mbytur në ujat e Liqenit , po merr pjesë ekipi katër anëtarësh i njësitit për detyra speciale  pranë MPB-së. 
 
Njëri nga polumbarët na tha se gjatë ditës së sotme për rreth një orë kanë këkuar në ujë në terrenet më delikate , ku ata kanë supozuar se mund të gjendet trupi i pajetë i Jetmirit. 
 
Miëpo anëtarët e familjes së tij shpehnin revoltën për kohën e shkurtër që ata po këkonin duke kërkuar angazhim më të madh të këtij njësiti. 
 
Të pakënaqur me angazhimin momental të pëlumbarëve janë edhe deputetët e zonës Rexhail Ismaili dhe Mevan Xhemaili, të cilët kishin ardhur  pë të shpehur keqardhjen me familjarë e Jetmirit. 
 
Në vendin e ngjarjes ishte edhe babai i Jetmirit, i cili na rrëfeu se Jetmiri po punonte me dhëndrrin e tij me dru, mirëpo ja i këtillë paska qenë fati.
 
NEXHAT AQIFI