Maqedoni
Oer: Bisedohet për emrin , jo për gjuhën dhe identitetin
17.08.2014 17:16
Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer kërkon përparim lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
Në një intervistë për portalin ‘Faktor’ Oer potencon se përvec emrit, nuk do të ketë bisedime tjera për çështje identiteti apo historie: ‘Po them atë që edhe mediatori Nimic përsëriti gjatë vizitës së tij, nuk do të hapen bisedime për çështjen e identitetit, gjuhës ose të historisë, por bëhet fjalë për përpjekjen që të gjendet një kompromis në kuadrin e përcaktuar mirë.

Vetëm po ju kujtoj se ne me dekada zhvilluam bisedime të komplikuara për kornizën e bashkëpunimit francezo-gjerman.
Në vitin 2002, u përpilua teksti i përbashkët shkollor për historinë francezo-gjermane, pas negociatave dhjetëvjeçare në kuadër të komisioneve të përbërë nga historianë.
Duhet të bëhet dallimi midis asaj se çfarë është politikë e brendshme dhe asaj që mund të diskutohet në korniza të tjera, e që është me interes më të madh për shtetin’ ka thënë ambasadorja Oer.
Sipa saj procesi i zgjerimit të BE-së nuk është i mbyllur dhe Franca fuqishëm angazhohet për të mbështetur integrimin e Maqedonisë.