Maqedoni
Ekstra Mein: Prodhimet tona nuk kanë listeria
17.08.2014 17:19
Një ditë pas rastit të 5 të vdekjes nga listeria, kompania Ekstra Main...

Një ditë pas rastit të 5 të vdekjes nga listeria, kompania Ekstra Main vazhdon të këmbëngulë se bakteria e rrezikshme nuk gjendet në prodhimet e tyre.
Mbështesim përpjekjet e ministrit të shëndetësisë për të zgjidhur përfundimisht misterin e bakteries sëe famshme.
Në gjithë kaosin e improvizimeve të institutive të ndryshme, ne jemi të sigurtë vetëm në një gjë, burimi I listerias nuk u gjet në Ekstra Mein.
Nëse dikush thotë që reparti I prodhimit është dezifektuar, duhet ta dijë se kjo ëhstë procedura standarte pas cdo dite pune.
Gjithshka pastrohet dhe dezinfektohet . nuk mund të ketë në repartet tona bakterie listeria pasi prodhimet tona trajtohen termikisht në temperaturë pre 73 – 79 gradë celcius, përfshirë këtu edhe mishih e vakumuar ku u gjet bakteria.
Janë bërë 272 analiza të rregullta dhe 60 të jashtëzakonshme vetëm në fillim të këtij viti dhe të gjitha janë negative thonë nga Ekstra Mein. Dje ministri i shëndetësisë Todorv ripërsëriti se listeria është gjetur në prodhimet e kompanisë Ekstra Main.
Mosgjetjen e bakteries gjatë kontrolleve në makineritë në repartin e prodhimit të kësaj fabrike, Todorov e justifikoi me faktin që kontrollet atje janë bërë pas disa ditësh dhe kompania ka pasur kohë për të dezifektuar makineritë para kontrollit.
