Maqedoni
Shënohet “Dita e Armatës”
18.08.2014 18:23
Në solemnitetin me rastin e “Ditës së ARM-së”, ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se në 22 vitet e kaluara...

Në solemnitetin me rastin e “Ditës së ARM-së”, ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se në 22 vitet e kaluara, Armata u ndërtua në një institucion të fortë dhe të rëndësishëm, që është shtyllë e sovranitet dhe pavarësisë së Maqedonisë.
Maqedonia ka zbatuar shumë reforma në mbrojtje dhe i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO, tha Jolevski.
“Republika e Maqedonia dhe Armata, që nga viti 2008 i plotësuan kushtet për anëtarësim në NATO. Ky është qëllimi jonë strategjik, për të cilin kemi përkrahje të fortë publike dhe konsensus politik. Edhe pse në mënyrë të padrejtë presim për gjashtë vite ftesën e merituar për në NATO, mbesim të përkushtuar në arritjen e këtij qëllimi”- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Edhe kryetari i vendit, Gjorgje Ivanov, tha se Maqedonia i plotëson kushtet dhe duhet të jetë anëtare e NATO-s.
“Mbetemi të përkushtuar në realizimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, anëtarësim të cilin shumë më parë e kemi merituar. Partneriteti dhe miqësia, janë më të fuqishme mes të barabartëve. Republika e Maqedonisë është e barabartë me obligimet, por kërkojmë të jemi të barabartë edhe sipas të drejtave dhe privilegjeve për një NATO më të fortë dhe një botë më të sigurt”- theksoi kryetari i Shtetit, Gjorgje Ivanov.
Bllokimi i Maqedonisë nga Greqia, paraqet një përforcim dhe përshpejtim të reformave dhe mobilizim të të gjitha resurseve në vend, me qëllim që edhe më shpejtë vendi të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, u tha me këtë rast.
FLORIJE KAMBERI
