Maqedoni

Deri më 15 shtatorë, afat për blerjen e banesave shtetërore

19.08.2014 16:13

Të gjithë personat, të cilët janë shfrytëzues të banesave shtetërore, deri më 15 shtatorë...

Të gjithë personat, të cilët janë shfrytëzues të banesave shtetërore, deri më 15 shtatorë duhet prononcuar a do t’i vazhdojnë kontratat e nënshkruara për shfrytëzimin e apartamenteve, apo të njëjtat do t’i blejnë me kushte të volitshme që janë paraparë në programin qeveritarë. 
 
Përfaqësuesit e Shoqatës Aksionare të Banesave dhe Objekteve Afariste,  informojnë se një pjesë e madhe e shfrytëzuesve akoma nuk kanë deklaruar se në çfarë forme do t’i mbajnë banesat shtetërore.  
                                                                    
“Prej 851 banesa, 759 shfrytëzues nuk kanë  paraqitur kontrata të nënshkruara. Unë apeloj deri te të gjithë shfrytëzuesit e këtyre banesave, që deri më 15 shtatorë të  prononcohen çfarë do të bëjnë me këto banesa. A do të nënshkruajnë kontrata të reja  për shfrytëzim  të  apartamenteve, apo të njëjtat do t’i blejnë”, tha Cvetko Grozadonv nga Shoqata Aksionare “Cvetko Grozadanov”.                            
         
Pagesa mujore e apartamenteve shtetërore lëviz prej 1.000 deri më 2000 denarë, ndërsa blerja në Shkup lëviz prej 580 deri më 680 euro për metër katror, në Manastir 540, Resnjë 390, Dibër 380, Prilep 380, Kërçovë 340,  në Koçan 460, Shtip 380, Tetovë 530, Gostivar 370, Strumicë 480, në Gjevgjeli  dhe Kriva Pallankë 430, Kratovë 390 dhe në Veles prej 560 deri më 700 euro për metër katror.
 
                           Blerja e apartamenteve shtetërore 
Shkup  prej 580- 680 euro m/2                             Prilep  380  euro m/2
Manastir  540 euro m/2                                         Kërçovë 340 euro m/2
Resnjë 390 euro m/2                                             Koçanë 460 euro  m/2
Dibër 380 euro m/2                                              Shtip 380 euro  m/2
Tetovë 530 euro m/2                                          Gostivar 370 euro m/2
Strumicë 480 euro m/2                                          Gjevgjeli  430 euro  m/2
Kratovë 390 euro m/2                                            Kriva Pallankë 430  m/2
Veles prej 560 -700 euro m/2      
                                                                                                                       
Në periudhën që vjen, Qeveria pritet të miratojë edhe një vendim për uljen e normës së interesit për banesat shtetërore. Sipas kërkesave të Shoqatës së Aksionarëve, ulja do të lëviz prej 4.9 deri më 5. 1 për qind. 
 
REXHEP QAMILI