Maqedoni
Policia sekuestroi marihuanën e kultivuar në Tetovë
20.08.2014 16:59
Në fshatin Falishtë të Tetovës, Policia ka zbuluar 160 rrënjë të mbjella “kanabis sativa”...

Në fshatin Falishtë të Tetovës, Policia ka zbuluar 160 rrënjë të mbjella “kanabis sativa” apo e njohur si marihuana.
Rrënjët e mbjella u zbuluan vetëm disa metra larg shtëpive të fshatit dhe se ato ishin rritur në lartësi deri në 170 centimetra.
Rrënjët janë asgjësuar dhe se janë dërguar për ekspertizë në Stacionin Policor të Tetovës.
