Maqedoni
Në UEJL, vende të lira për 1300 studentë
20.08.2014 17:02
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në të gjitha Fakultetet dhe programet studimore realizohet afati i parë...

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në të gjitha Fakultetet dhe programet studimore realizohet afati i parë i regjistrimit për studentët e rinj në të tre ciklet e studimeve për vitin akademik 2014-2015.
Amir Aliti nga zyra për Informim e Universitetit të Evropës Juglindore, theksoi se aplikimi për regjistrim këtë vit është i kënaqshëm, duke theksuar se interesim më të madh ka në kampusin e UEJL-së në qytetin e Shkupit.
Ai, po ashtu vuri në dukje se këtë vit në UEJL është paraparë që të regjistrohen gjithsej 1300 studentë, përfshirë të tre ciklet e studimeve, ato deridiplomike, të magjistraturës dhe doktoraturës.
Sipas Alitit, në qoftë se në afatin e parë nuk do të plotësohen vendet e shpallura në konkurs, atëherë Universiteti do të shpall afatin e dytë për regjistrim, me qëllim plotësimin e vendeve të lira.
Ndryshe, afati për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014-2015, në Universitetin e Evropës Juglindore është hapur nga 19 gushti dhe do të zgjasë deri më 29 gusht.
MIFTAR EMINI
