Maqedoni

Projekti “Ditë të hapura sociale”, i suksesshëm

20.08.2014 17:06

Në kuadër të projektit “Ditë të hapura sociale”, që është zbatuar nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar dhe nga shkurti deri në korrik të këtij viti...

Në kuadër të projektit “Ditë të hapura sociale”, që është zbatuar nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar dhe nga shkurti deri në korrik të këtij viti, janë përfshirë 6.898 qytetarë nga mjediset rurale, nga të cilat 467 tanimë kanë realizuar të drejtën e mbrojtjes, ndihmës së rregullt financiare, ose shërbimit për kapërcimin e rrezikut social me të cilin përballen.
 
Për shkak të suksesit të tij, projekti do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, nga shtatori deri në nëntor të këtij viti.
 
"Me këtë projekt, u mundësua që ekipet profesioniste të Qendrave për Punë Sociale të prekin edhe deri te qytetarët të cilët jetojnë në vendbanimet më të largëta, në mjediset rurale, të cilat ndoshta edhe për shkaqe më të ndryshme deri më tani nuk kanë arritur deri te një ndihmë e caktuar në të holla dhe deri te e drejta në të holla, si dhe shërbim nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe fëmijërore. Me vizitat e këtilla të drejtpërdrejta dhe në terren, është arritur avancim i qasjes drejt të drejtave dhe shërbimeve të mbrojtjes sociale për banorët e vendbanimeve rurale në mbarë vendin dhe dukshëm e ka afruar sistemin e mbrojtjes sociale deri te ata persona të cilët kanë më shumë nevojë”- deklaroi sot në një konferencë me gazetarë, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
MEMEDALI JUSUFI