Ministri Izairi, takon ambasadorin e Francës
Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, sot zhvilloi takim me ambasadorin francez, Lorens Oer...

Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, sot zhvilloi takim me ambasadorin francez, Lorens Oer, ku është konstatuar se në fushën e mbrojtjes së mjedisit të jetesës deri më tani është arritur bashkëpunim i frytshëm mes dy vendeve, që rezulton me më shumë projekte aktuale dhe të ardhshme, të përbashkëta, që i zbatojnë qeveritë e Maqedonisë dhe Francës.
Izairi dhe Oer, siç thuhet në kumtesën e dërguar nga Ministria, paralajmëruan se më 9 shtator do të nënshkruhet Memorandumi për Mirëkuptim mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “EGIS” nga Franca, për përpunimin e "Studimit për financim, ndërtim dhe operacion të stacionit për pastrim të ujërave të zeza për kryeqytetin e Shkupit-Republika e Maqedonisë".
Detyra themelore e projektit është definimi i qasjes më të mirë për financim, ndërtim dhe operacione në Stacionin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura, i cili do të shërbejë të paktën për 600 mijë banorë.
