MAQEDONI
Sërish aktualizohet çështja e ndërtimit të digës së Lukovës, pra devijimi i lumit Radika
21.08.2014 16:24
Në ueb faqen e Ministrisë së Ambientit Jetësor, janë shpallur dy dokumente të rëndësishme...

Në ueb faqen e Ministrisë së Ambientit Jetësor, janë shpallur dy dokumente të rëndësishme, që kanë të bëjnë me projektin energjetik, ndërtimin e digës së Lukovës, u tha sot në takimin e mbajtur në Komunë me përfaqësuesit e Këshillit Komunal, Shoqatave Joqeveritare, nga Bashkësitë Lokale të Rekës, si dhe në prani të ekspertëve.
Në ueb faqen e Ministrisë së Ambientit Jetësor është shpallur njoftim për idenë e realizimit të projektit dhe një dokument tjetër, që ka të bëjë me vëllimin e strategjisë për ndikim në ambientin jetësor.
“Në këtë projekt të Ministrisë së Ambientit Jetësor nuk përfshihet Dibra, si palë e dëmtuar apo e rrezikuar”- u shpreh kryetari i Shoqatës Ekologjike “Deshat” në Dibër, Gazmend Cami.
Kryetari i Këshillit Komunal, Bashkim Mashkulli, tha se do të formojmë komision pune nga ekspertë, që në mënyrë profesionale të ndjekin këtë ecuri.
Me moton “Jo pendëve në Radikë”, më 23 gusht organizohet turne kundërshtimi dhe vizitë në vendin e ndërtimit të digës, në fushën e Lukovës.
Ndërkaq, më 26 gusht, në “Kryqin e kuq” të Dibrës do të dhurohet gjak me moton “Me dhurimin e gjakut shpëtojmë një jetë, ndërkaq me marrjen e Radikës do të ndërpremë shumë jetë”.
ATLI DEMI
