Maqedoni
Vriten dy persona në Ohër
22.08.2014 14:30
Dy persona janë vrarë mbrëmë në një restorant në Ohër. Vrasja ka ndodhur para mesnate...

Dy persona janë vrarë mbrëmë në një restorant në Ohër. Vrasja ka ndodhur para mesnate, kur dy persona të panjohur kanë hyrë në restorantin "Imperator" dhe kanë shtënë me armë ndaj dy viktimave, identiteti i të cilëve nuk është zbardhur akoma nga Policia.
Sipas informacioneve jozyrtare që transmetohen edhe nëpër portalet e Ohrit, me armë zjarri janë vrarë pronari i restorantit “Imperator”, Vasil Risteski dhe personi që e ka shoqëruar në atë moment në restorant, Romeo Gjuzeloski.
Ndaj këtyre dy personave kanë shtënë me armë zjarri dy persona pas një zënke verbale dhe pas ngjarjes ata janë arratisur në drejtim të panjohur.
Viktimat janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër, mirëpo ata kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë organet kompetente për të kryer veprimet e duhura, ndërsa organet policore janë vënë në kërkim të kryesit ose kryesve të veprës.
Sipas informacioneve të para jozyrtare që arrijnë nga Ohri, shkak për këtë vrasje mund të jenë problemet e huamarrjes.
Nga SPB njoftojnë se hollësi rreth kësaj ngjarje do të jepen gjatë ditës, pasi të kryhen veprimet operative.
