Maqedoni

1 vit burg për drejtuesin e “Shvercerave”

22.08.2014 16:04

Bunjakut dhe personit me iniciale B. I., që të dy të akuzuar për veprën “dhunë”...

Bunjakut dhe personit me iniciale B. I., që të dy të akuzuar për veprën “dhunë”, lidhur me ngjarjen që ndodhi para disa ditësh në kafenenë “Nju Orlans” në Çarshinë e Vjetër.

Siç theksohet në kumtesën e Gjykatës, në seancën kryesore publike dhe gojore, nga ana e gjykatësit të akuzuarit, B. I. i është shqiptuar masa e dënimit me kusht alternative, me çka i vërtetohet dënimi me burg në afat prej dy vitesh, ndërsa i njëjti do të lirohet nga dënimi nëse në afat prej 5 vitesh pas hyrjes në fuqi të aktvendimit i akuzuari nuk bën ndonjë vepër tjetër penale.

Të akuzuarit, Omer Bunjaku, i është shqiptuar dënimi me burg në afat prej 1 viti për veprën “dhunë” , për  shkak se i akuzuari paraprakisht është gjykuar për të njëjtin lloj të veprës penale.

Për dy të akuzuarit, Gjykata ka marrë parasysh kryerjen e deritanishme të këtij lloji të veprës penale, si dhe shfaqjen e kësaj dukurie të shpeshtë, e cila ka kontribuar në cenimin e paqes dhe rendit publik dhe të sigurisë së qytetarëve të vendit, që ka shkaktuar frikë mes qytetarëve.

Me vetë faktin që kundër të akuzuarit, Omer Bunjaku, tanimë ka qenë e caktuar masa e paraburgimit, Gjykata ka shqiptuar dënimin me burg në këtë stad të procedurës gjyqësore, theksohet se Gjykata ka vendosur ta vazhdojë masën e paraburgimit deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit, respektivisht më së voni deri në 60 ditë, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

ADNAN HAJDARI