Ministri Ademi takoi ambasadorin Volers
Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, u takua sot me ambasadorin amerikan, Paul Volers...

Ademi dhe Volers, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve të zyrtarizuar në vitin 1995, me qëllim të zhvillimit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Ministri Ademi, e informoi ambasadorin e SHBA-së për reformat kyçe që realizohen dhe do të realizohen në të ardhmen, në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor, siç është reforma në Fakultetet Pedagogjike dhe shumë reforma tjera.
Ai, gjithashtu foli edhe për aktivitete që bëhen në drejtim të projektit për arsim të integruar dhe falënderoi SHBA-të për ndihmën që jep në realizimin e këtij projekti, respektivisht, nëpërmjet implementimit të projektit të USAID-it për “ Integrimin ndëretnik në arsim”.
Ambasadori Volers, theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë në sferën e arsimit, nëpërmjet realizimit të programeve të ndryshme, me qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor dhe ndërtimit të një sistemi më bashkëkohor.
