Trajnim për shkathtësi në informaikë
Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Agjensia e punësimit kanë shpallur konkurs për trajnimin e personave të papunësuar që janë të interesuar për njohuri të avansuara në sferën e informatikës dhe teknologjisë......

Futja e trajnimit që do të realizohet nga trajner professional është rezultat i nevojës së kuadrovë për punësim në këtë fushë që më së shumti kërkohen nga punëdhënësit vecanërisht në sektorin e Informatikës,telekomunikacionit,sektorin bankarë etj.
Të interesuarit duhet të paraqiten në klubet punuese pranë Agjensisë së punësimit.Trajnimet do të realizohen në qytetin e Shkupit dhe qytete të tjera varësisht nga interesi.Në konkurs do të trajnohen 5 pako programore si Microsoft,Adobe,Java ndërsa të interesuarit do të mund të paraqitën vetëm për njërin opcion dëri më pesë shtator.
“Numri i trajnimeve është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar por edhe numri I personave që duhet të përfshihen në trajnim për aftësim në sferën e informatiks dhe teknologjisë për vitin 2014 është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar .Këtë vit planifikojmë të përfshihen 100 persona të papunësuar nga evidenca e atyre që në mënyrë active këkojnë punë në Agjensië e punësimit” – tha Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
Kandidatët që do të paraqitën në konkurs do ti nëntshrohen një provimi kualifikues prej ku dhe do të bëhët zgjedhja e 100 kandidatëve më të mirë. Në konkurs mund të paraqiten të gjith të interesuarit pa marrë parasysh moshën. Pas mbarimit të trjanimit kandidatët do të paisen me certifikatë ndërkombëtare që do të rrit mundësit për punësim.
“Të gjithë ata që do të paraqiten dhe duan të marrin pjesë, duhet të jenë serioz në qëllimët e tyre ,të mbarojnë trajnimin dhe të japin provimin për certifikatën që ipet edhe ne qendrat ndërkombëtare për testim.Ky provim ipet edhe në Maqedoni sipas sistemit ndërkombëtar dhe nuk ka mundësi për ndihmë apo dikush të intervenojë” – tha Vllado Popovski-Drejtor i Agjensisë së Punësimit.
Viteve të fundit interes më i madh paraqitet për trajnim në veb dizajn,dizajn grafik dhe programim. (Florije Kamberi, TVM2)
