Brenda gjashtë muajsh, 6 mijë e 920 vjedhje
Avazi i vjedhjeve është i pranishëm në çdo kohë të vitit, në çdo vend por vjedhjet më të shpeshta dhe me të mëdha ndodhin sidomos gjatë stinës së verës......
Vetëm për 6 muajt e fundit në vend janë kryer 6.920 vjedhje prej të cilave rreth 3 mijë e 500 janë kryer në kryeqytet.
Pushimet verore nënkuptojnë shumë apartamente dhe shtëpia bosh, andaj në këtë periudhë të vitit hajnat organizojnë aksione të ndryshme vjedhjesh, ndërkohë që MPB konsideron se hajnitë janë në kontinuitet krahasuar me vitet e tjera, pra nuk ka rritje të kësaj dukurie.
“Sipas evidentimit tonë vjedhjet të rënda në shumicën e rasteve po kryehen nëpër apartamente dhe shtëpi, zakonisht vjedhësitë hyjnë nëpër këto objekte ku pronarët e tyre nuk janë aty. Ata i rrëmbejn dyert e shtëpive dhe marrin sende të shtrenjëta, më së shumti, flori, mjete finaciare në deviza dhe shumë suvenire të ndryshme” - deklaroi Marija Jakovlevska- MPB.
Për ti parandaluar vjedhjet, sektori preventiv pranë MPB-s, organizon shumë aksione informative nëpër qendrat tregtare. Nën motën “ Rruani shtëpin tuaj nga vjedhjet” dhe me shpërndarrjen e flletushkave informative, ata po përpiqen ti informojnë të qytetarët se si të mbrohen paraprakisht nga vjedhjet eventuale.
“Me këto projekte prevenuese janë përfshirë fusha të ndryshme, informative për sa i përket vjedhjeve, të cilët bëhen nëpër shtëpitë, apartamenetet, informim edukativ nga (vjedhjet e xhepave) dhe makinave. Ne i ifnformojnë qytetarët të vendit edhe atë të ardhurit të cilët vijnë për pushime verore që ti mos i lejnë sende të shtrenjëta nëpër makinat, ti mos i lejnë dyert e shtëpit të hapura” – tha Risto Jovanovski- Inspektor kryesor në sektorin preventiv pran MPB-së.
Çdo qytetar shpreh shqetësimin e tij se mos vallë mund të jetë edhe ai ndonjë ditë pre e ndonjë hajnie. Shtëpitë e tyre zakonisht i mbrojnë duke lënë nga një pjesëtarë të familjesë në shtëpi.
“Po vjedhjet janë të shumta te rrethi ku jam unë, mirpo tani forcat policore janë më shumë present në teren. Te ne rrin gjithmon dikush te shëtpia, nuk mundemi me dal të gjith anëtarët e shtëpisë nga shtëpia, patjetër duhet njëri të jetë në shtëpi për të qenë më sigurt...”
“Veç me çelës asgjë tjetër, e e mbyllim derën dhe nuk ka problem. Deri më tani skemi pasur probleme me vjedhësitë...”
“Me i mbyll dyert dritaret dhe kështu..”
“Te unë ska pasur vjedhje të rënd, kam pasur vjehdje të vogla ama në shtëpi jo, sepse nuk vjen rasti asnjëherë të jetë shtëpia bosh..”
Paratë, florinjtë, aksesorët të ndryshëm, suvenire shtëpiake dhe teknika e bardhë, janë mallërat më të preferuara e vjedhësëve.
Ndonëse nuk ka rregulla, e vetmja gjë për tu mbrojtur nga vjedhësit në këtë periudhë të vitit është që para se të shkoni në pushime tia leni çelsin e shtëpisë dikujd për ta kontrolluar shtëpin herë pas here dhe njëkohësisht ti leni dritat e ndezura, ndoshta kështu dhe me pak fatë nuk do të jeni në shenjestër e vjedhësëve. (Rexhep Qamili, TVM2)