TËRMET NË MAQEDONI
Tërmet në juglindje të Maqedonisë
24.08.2014 18:30
Siç informon observatoriumi sizmologjik pran fakultetit matematiko-natyror nga Shkupi, epiqendra e tërmetit gjendet në Greqi në detin egje, 400 kilometra në juglindje të Shkupit...

Një tërmet me intensitet prej katër ballësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar sot në orën 11 e 24 minuta në pjesën juglindore të Maqedonisë. Në pjesën qendrore dhe veriore të vendit intensiteti i tërmetit ka qenë tre ballë.
Siç informon observatoriumi sizmologjik pran fakultetit matematiko-natyror nga Shkupi, epiqendra e tërmetit gjendet në Greqi në detin egje, 400 kilometra në juglindje të Shkupit.
Fuqia e tërmetit në epiqendër ka qenë 6.6 ballë sipas shkallës së rihterit.
