Maqedoni
Filloi afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme
25.08.2014 16:02
Edhe këtë vit, nxënësit kanë favorizuar gjimnazet, ekonominë dhe shkollat e mesme të mjekisë për tu regjistruar në vitin e parë...

Në këto drejtime, vendet e lira janë plotësuar që në afatin e parë.
Gjatë ditës së sotme u realizua afati i dytë i regjistrimit, me ç’rast ekipi ynë vizitoi shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri”.
Nga kjo shkollë bëjnë të ditur se menjëherë pas publikimit të lajmit nga TVM2 për vendet e lira, afatin e kaluar ka pasur interesim jashtëzakonisht të madh prej nxënësve.
Këtë afat kanë mbetur vetëm dhjetë vende të lira në drejtimin e optikës, i cili është drejtim tejet atraktiv, thonë profesorët.
“Dua të falënderoj RTVM-në për apelin të cilin e bëri afatin e dytë që të ketë më shumë nxënës, sepse ne kishim të lira 50 vende, falë atij apeli ky numër u përmbyll sa i përket drejtimit të mjekësisë, ndërsa sa i përket drejtimeve të shërbimeve personale, kanë ngelur edhe nëntë vende të lira”- deklaroi ndihmësdrejtori në SH. M. “Marija Kiri”, Bilgin Hajredini.
“Metodat të cilat promovohen këtu janë metoda më konvencionale, të cilat tregojnë mënyrat se si mund të krijohen thjerrëzat optike, konstruksionet për thjerrëzat optike, e kështu me radhë”- theksoi profesori, Artan Fejzullahu.
Nxënësit thonë se puna praktike i ka motivuar ata për tu regjistruar në këtë shkollë.
“Është një shkollë shumë e mirë, drejtimin e optikës nuk e kemi has në shkollat tjera dhe më la përshtypje që unë të hy në këtë shkollë”- u shpreh një nxënës.
“Mendoj se është një shollë e mirë, ka laborator të avancuar dhe ka drejtime që nuk ka në shkollat tjera”- tha një nxënëse.
Këtë vit, nxënësit në këtë shkollë patën në dispozicion drejtimet: teknikë e optikës së syrit, teknikë laborant, medicinal farmaceutik, drejtimi i kimisë, drejtime të cilat janë deficitare në tregun e punës.
FLUTURA LATIFI
