Maqedoni
Librat me cilësi të dobët
25.08.2014 17:31
Me fillimin e vitit shkollor lind edhe problemi i furnizimit të nxënësve me libra, por edhe kualiteti i dobët i tyre...

Me fillimin e vitit shkollor lind edhe problemi i furnizimit të nxënësve me libra, por edhe kualiteti i dobët i tyre, meqë librat përdoren nga disa gjenerata.
Këtë e konfirmon edhe drejtoresha e shkollës fillore “Ymri Elezi”, Merita Koxhaxhiku, sipas të cilës, tekstet e viteve të kaluara kanë qenë me kualitet shumë të dobët, me çka pamundësohet që 5 vite me radhë të përdoret i njëjti tekst shkollor nga disa nxënës.
“Libri në vitin e parë ka ardhur me kualitet të dobët dhe 5 vite e përdorin atë libër, e përdorin disa nxënës, d. m. th. momentalisht nuk është gjendja e mirë edhe pse ne kemi menduar se librat çdo tre vjet do t’i bien të reja dhe nuk mundemi t’i ngarkojmë ne as fëmijët as prindërit të marrin të bëjnë pagesën, apo pagesën e dëmtimit të librit”- deklaroi drejtoresha e shkollës “Ymri Elezi”, Merita Koxhaxhiku.
Koxhaxhiku, njëherit potencon se ka ankesa edhe prej prindërve se ngarkohen shumë nxënësit për ruajtjen e librave, megjithëse që nga fillimi ata i marrin librat e dëmtuara.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
