Maqedoni
Popovski: Athina nuk merret seriozisht me emrin
25.08.2014 17:45
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Edgars Rinkievics...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Edgars Rinkievics, ka akuzuar Athinën se nuk ka për qëllim të merret seriozisht me zgjidhjen e kontestit të emrit.
Poposki, tha se kontesti i emrit është në majë të prioriteteve të Shkupit dhe se Qeveria po bën, sipas tij, gjithçka që ka në dorë për të marrë procesin e negociatave me BE-në.
Duke iu referuar marrëdhënieve me Lituaninë, Poposki tha se vizita e ministrit lituanez është konfirmim i nivelit të lartë të dialogut politik mes dy vendeve.
